Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje tjera - Bota Sot
Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje tjera

Futboll

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje tjera

Më: 30 mars 2019 Në ora: 09:16
Ilustrim

Pas dy ndeshjeve të zhvilluar dje në Superligën e Kosovës, sot do të zhvillohen edhe dy tjera.

Në Kastriot, skuadra e KEK-ut pret skuadrën e Drenicës. KEK-u që tashmë është përshëndetur nga elita e futbollit kosovar kërkon të bëjë befasi ndaj Drenicës, e cila gjendet në mesin e tabelës, në vendin e 6-të.

Ndërkaq në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Gjilan vendasit presin Trepçën 89, në një ndeshje ku do të thotë shumë për njërën ashtu si skuadrën tjetër, pasi të dyja ekipet po luftojnë për ti ikur barazhit.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...