Futbollisti kolumbian, James Rodriguez është njëri nga lojtarët që Juventus dëshiron të transferojë gjatë merkatos së verës.
Në fillim të këtij sezoni, ai kishte probleme me trajnerin e Bayernit, Kovac dhe drejtorin sportiv, Salihamidzic dhe u flit që bavarezët nuk do ta blejnë kartonin e tij.
Por, tani sipas Tuttosport, Bayerni ka rregulluar marrëdhëniet me lojtarin dhe dëshiron ta blejë atë.
Kjo ia vështirëson punët Juventusit. Po ashtu ka mundësi që Reali ta rikthej atë në fund të sezonit por shanset janë shumë të vogla.