De Ligt mund të trasnferohet tek Juventus

Futboll

De Ligt mund të trasnferohet tek Juventus

Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:14
Mathijs De Ligt

Mathijs De Ligt është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Europë.

Në një intervistë për "Tuttosport", De Ligt ka deklaruar se Juventusi ka disa nga mbrojtësit më të mirë në botë. Mund t’iu bashkohem atyre, por ka edhe klube tjera që interesohen për mua.

Real Madridi, Barcelona dhe Manchester City, janë klubet tjera që interesohen për 19-vjeçarin, por edhe “Zonja e Vjetër” po insiston për holandezin.

Ku u pyet nëse mund t’i bashkohet Chiellinit dhe Bonuccit në Torino, ai u përgjigj: “Mund të ndodh, por edhe klube të tjera po interesohen për mua gjithashtu".

"Do të shohim kur të vjen koha, tani për tani jam i fokusuar te Ajax-i e jo te e ardhmja. Agjenti im, Mino Raiola, është duke u marr me atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat