Ja me sa euro dënohen Llapi dhe Batatina

Futboll

Ja me sa euro dënohen Llapi dhe Batatina

Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:30
Ja me sa euro dënohen Llapi dhe Batatina

Komisioni disiplinor i FFK-së e ka dënuar me 1000 euro Llapin dhe me 300 drejtorin e klubit llapjan, Tahir Batatina.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur të premten, shqyrtoi procedurat e hapura  nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve shtesë dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores  disiplinore, e ka dënuar me 1000 euro Llapin dhe me 300 drejtorin e klubit llapjan, Tahir Batatina.

Vendimet e Komisionit Disiplinor

KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara  në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI e zhvilluar me  datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir  Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare;  hedhje e gjësendeve në fushë minutat; 52’, 53’, 85’), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit   10 paragrafi  2,  DENOHET; me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë euro). Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1)

TAHIR  BATATINA;  drejtor i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të hapur  disiplinore nga mbledhja e kaluar  e komisionit, për sjellje të gabuara (ushtrim  i presionit në gjyqtarët e takimit me motivacion së janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së për të dëmtuar Llapin) në ndeshjen e javës së; XXIII-të të IPKO-SUPERLIGËS së  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – BALLKANI, e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Bazuar në Rregulloren disiplinore  neni 40, paragrafi 1, pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 300  euro (treqindtë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15  ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11, paragrafi 1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat