Kur lojtarët e Kosovës pastroheshin në përroska e lumenj, edhe aty sulmoheshin! 

Futboll

Kur lojtarët e Kosovës pastroheshin në përroska e lumenj, edhe aty sulmoheshin! 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:43
Kur lojtarët e Kosovës pastroheshin në përroska e lumenj, edhe aty sulmoheshin! 

Vitet e 90-ta nuk duhet të harrohen kurrë, nuk duhet të harrohen kurrë edhe njerëzit që dhanë shumë për të mbajtur gjallë sportin e Kosovës, edhe ata që shkrepën me aparatin e tyre fotografi që sot i kemi si dëshmi e gjallë.

Image

Gani Kosumi është prej gazetarëve më të mirë që ka Kosova, që me aparatin e tij bëri shumë punë në atëkohë, rrezikoi edhe jetën sot fotografitë e tij janë dëshmi se si futbollistët tanë pastroheshin në lumenj e përroska, sepse nuk kishin teshatore dhe asgjë tjetër, luanin nëpër livadhe, për faktin se stadiumet nga gushti i vitit 1991 e deri pas 12 qershorit të vitit 1999 ishin të uzurpuar nga okupatori serb.

Image

Dhe fakti tjetër, futbollistët tanë edhe pastroheshin në përroska e në lumenj, sulmoheshin nga pushtuesi serb, sepse i pengonte edhe kjo! Këto peripeci e sfida deri në rrezikim të jetës, nuk guxojmë t’i harrojmë dhe duhet kujtuar gjithmonë gjithë ata që dhanë për sportin dhe mos të harrojmë çfarë të zeza na solli pushtuesi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat