Dha shumë për Kosovën, ia harruan të mirat, ia ndaluan hyrjen në stadium

Futboll

Dha shumë për Kosovën, ia harruan të mirat, ia ndaluan hyrjen në stadium

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:07
Refik Hoti

Kosova në vitet e pasluftës është përballur me turli idiotizmi dhe dikush që bëri shumë për këtë vend, iu hodh i tërë mundi në baltë dhe  për një sekondë. Duhet ta përmendin një humanist të madh, një njeri që kishte dhënë shumë në kohën e okupimit, ai e ka emrin Refik Hoti.

Në kohën e okupimit ka qenë kryetar i klubit të futbollit Elektroekonomia nga Obiliqi dhe kishte dhënë me qindra mijëra marka atëkohë që ta mbajë gjallë këtë klub dhe në anën tjetër dha mjete edhe për mbajtjen e aktiviteteve tjera kombëtare! Dhe Refik Hoti dhe vet kishte deklaruar, se pas përfundimit të luftës, në hyrje të stadiumit në Obiliq, i kishin thënë: “Nuk mundesh të futesh në stadium pa paguar biletë”.

Në një moment ishte i trishtuar, sepse nuk mund të besonte sepse dha gjithçka në kohën e okupimit dhe i rezistoi pushtuesit serb, ndërsa pasluftës ia bënë me biletë hyrjen në stadium!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat