Flet trajneri që e përjashtoi Arlind Ajetin

Futboll

Flet trajneri që e përjashtoi Arlind Ajetin

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:25
Arlind Ajeti

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga Zvicra për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti. Ky i fundit, së bashku me katër futbollistë të tjerë të Grasshopper, janë përjashtuar nga ekipi nga trajneri i ri Tomislav Stipiç.

Një vendim drastik i marrë nga trajneri, i vendosur vetëm pak javë në krye të skuadrës zvicerane, i cili nuk ka më në planet e tij qendëmbrojtësin e përfaqësueses tonë, por njëkohësisht edhe dy shqiptar të tjerë, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani.

Deri në fund të sezonit nuk do të luajnë më me Grasshopper as Julien Ngoi, Nikola Gjeorgjek dhe Rafael Holzhauser, të cilët do të mund të aktivizohen me ekipin e dytë, ndërsa në verë pritet të largohen përfundimisht nga skuadra.

Vendimi për përjashtimin e lojtarëve është marrë gjatë fazës përgatitore, e zhvilluar në liqenin Garden, aty ku u vu re mungesa e lojtarëve. Grasshopper ka bërë një sezon jo të mirë, teksa aktualisht ndodhet në vend të fundit në kampionatin zviceran dhe lufton për mbijetesë.

Për gazetën prestigjioze zvicerane, “Blick” trajneri Stipiç është shprehur: “Ata nuk ishin me ne në Itali. Nuk janë më në ekip”, ka deklaruar shkurtimisht, duke mos dhënë shpjegime rreth përjashtimit të lojtarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat