Emrat e mëdhenj të Kosovës dikur bashkë, por sot - Bota Sot
Emrat e mëdhenj të Kosovës dikur bashkë, por sot

Futboll

Emrat e mëdhenj të Kosovës dikur bashkë, por sot

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:27
I pari majtas Eroll Salihu, në mes Afrim Tovërlani dhe djathtas Arbnor Morina

Dhanë shumë për futbollin e Kosovës.  Ish futbollistët e Prishtinës, Arbnor Morina e Afrim Tovërlani, të cilët i takojnë plejadës së legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri. Eroll Salihu, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ka pasur kryetar shumë vite Fadil Vokrrin.

Një fotografi emocionuese, i pari majtas Eroll Salihu, në mes Afrim Tovërlani dhe djathtas Arbnor Morina, dikur luanin e festonin dhe u përqafoni në petkun e Prishtinës, në një fushë të futbollit e të sakrificës në Llukar.

Dikur luanin së bashku, por sot në kohën e pas luftës janë të ndarë në profesione të ndryshme, Eroll Salihu është sekretar i përgjithshëm në FFK, Arbnor Morina është drejtor sportiv në FC Prishtina dhe Afrim Tovërlani, trajner por papunë, i cili është trajneri më i trofeshëm i pasluftës apo baba i titujve! Mbi të gjitha edhe sot janë shokë këta emra të mëdhenj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...