Problemi i Kukësit

Futboll

Problemi i Kukësit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:08
Problemi i Kukësit

Fitorja ishte i vetmi rezultat përballë Partizanit që mund ta bënte Kukësin të kishte ende ndonjë shpresë reale për titullin kampion por verilindorët për të disatën ndeshje radhazi sidomos ndaj një rivali direkt treguan se kanë një mangësi jo të vogël në menaxhimin e rezultatit, diçka e pazakontë për një ekip që pretendon për titull. Me Partizanin, Kukësi mori epërsinë atë që ishte më e vështirë të bëhej, por u tërhoq mbrapa në mbrojtje të rezultatit dhe sërish gaboi, pavarësisht se në stol gjërat kishin ndryshuar. Diçka ndoshta që nuk ka të bëjë thjesht me stolin, keqmenaxhimi i rezultatit.

Dy javë më parë në një ndeshje Kupë në Niko Dovana, verilindorët shpërdoruan një epërsi të dyfishtë që me shumë mundësi do t’i jepte që në ndeshjen e parë kualifikimin ndërkohë që pësoi dy gola në fund dhe tani dhe ecurinë në Kupë e ka vendosur në pikëpyetje. Në kampionat më 15 shkurt po me Teutën sërish e njëjta situatë, Kukësi në epërsi me gol të Reginaldos dhe në pjesën e dytë përmbysje e durrsakëve. Pikërisht në momentin kur Kukësi kishte më tepër nevojë që të menaxhonte rezultatin, me rivalë direkt verilindorët nuk arritën dot ta bënin dicka të tillë duke humbur pikë të rëndësishme ndaj rivalëve direkt e duke e gjetur tashmë veten pothuajse jashtë garës për titull, pasi për të gjithçka e ka në dorë Partizani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat