Messi: Po të kishim fituar Kupën e Botës, gjithçka do ishte ndryshe!

Futboll

Messi: Po të kishim fituar Kupën e Botës, gjithçka do ishte ndryshe!

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:23
Messi

Pas dështimit në Brazil në finale të Kupës së Botës dhe disa herë në finale të “Copa America”, mediat në Argjentinë vazhdojnë ta kritikojnë Lionel Messin me shokë.

Ato kanë shkuar aq larg sa që kohë pas kohe raportojnë se Leo ndërhyn shpesh edhe në menaxhimin e skuadrës

Ai hodhi poshtë gjitha raportet se ai ndërhyn në stafin përfaqësueses së Argjentinës, duke thënë:

“Nuk dua t’i bëj realitet të gjitha gënjeshtrat që ata thonë për mua”.

“Unë nuk vendos për trajnerët e ekipit kombëtar, po i dëgjoj këto gjëra të këqija dhe është e vështirë”.

“Nëse do të kishim fituar Kupën e Botës në Brazil, gjithçka mund të ishte ndryshe sot, kemi humbur për shkak të detajeve të vogla.”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat