Edhe kundërshtarët tanë nga Federata e Serbisë dukeshin fare të vegjël para Vokrrit

Futboll

Edhe kundërshtarët tanë nga Federata e Serbisë dukeshin fare të vegjël para Vokrrit

Nga: K. G. Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:33
Fadil Vokrri

Jeton Morina gazetar sportiv, ka bërë një përshkrim për legjendën e futbollit Fadil Vokrri, që ndërroi jetën me 9 qershor të vitit të kaluar kur edhe ishte në pozitën e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 
“’Gjithnjë Vokrri, Vokrri kalon edhe një lojtar kalon edhe të dytin gjuan dhe goool’”, - ky ishte refreni më i shpeshtë i komentimeve sportive në vitet 80-ta të shekullit të kaluar. E, ylli i vërtet ndriçon edhe kur perëndon dielli, Fadil Vokrri është identifikimi, emblema, fotografia, historia, krenaria e futbollit kosovar. Ai padyshim është futbollisti më i mirë i Kosovës i të gjitha kohërave dhe futbollisti më i mirë i ish-YU për vitin 1987.

Image

Jeton Morina

Ky mjeshtër i lindur mund të krahasohet pavarësisht stilit tjetër të lojës më Mesin e CR7-shin e sotëm. Vokrri ky vigan më atë teknik aq të përsosur më ato gjuajtje aq precize e të forta, me ato pasime aq të sakta vetëm sa ngjall nostalgji për atë brez të paharruar. Ai thjesht ishte i pandalshëm ,sikur të ishte nga një planet tjetër ...Ai u bë i pandalshëm edhe kur ia doli ti thyej nene e ligje të UEFA-s dhe neve kosovarëve të na bëjë të barabartë më të tjerët... Edhe kundërshtarët tanë nga Federata e Futbollit e Serbisë dukeshin fare të vegjël në FIFA e UEFA para gjigandit tonë Vokrri, atyre sikur nuk iu shkonte dot fjala sikur nuk i dëgjonte askush? Sikur më Vokrrin ishte vet ZOTI i Madh që fizikisht na la në planetin tonë vetëm 58 vite por na la përgjithmonë në shpirtat dhe mendjet tona...

Atij dhe vetëm atij iu kënduan këngë e vargje Vokrri ishte njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit në Kosovë, FFK-së i cili i pari ia doli të shkel në parketin e FIFA-s dhe ta lëviz "bulonin e ndryshkur" e të hyj në rrugën e pranimit të plot të FFK-së në UEFA dhe FIFA...Sa herë që përmendet loja e topkëmbës-Futbollit mendja vetvetiu të ikën të këta Legjendar të planetit tonë Pele, Bekenbauer, Kroyf, Platini, Santos, Maradona, Vokrri, Van Basten, Ronaldo fenomeni, Ronaldinho, Mesi, CR7...thonë "Engjujt nuk jetojnë në qiell" Parajsa e ka Vokrrin mbrenda"....Nostalgji pa fund...”, shkruan Morina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat