Miftaraj: Pas ndeshjes me Flamurtarin motivi është rritur te Prishtina

Futboll

Miftaraj: Pas ndeshjes me Flamurtarin motivi është rritur te Prishtina

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:45
Miftaraj: Pas ndeshjes me Flamurtarin motivi është rritur te Prishtina

Ballkani nga Theranda është vetëm njëra prej gjashtë skuadrave që këtë edicion i kishte marrë pikë Prishtinës. Një pike të artë kishin fituar në javën e 4-të me barazimin 1:1. Ndërsa në kryeqendër kishte triumfuar Prishtina 2:0. "Pra, futbollistët e Prishtinës e kanë motivin e nesërm, jo vetëm luftën për titull, por edhe për treguar që barazimi i parë në Therandë ishte i rastësishëm.

Prishtina më në fund është e kompletuar, nuk ka mungesa as në suspendime as me lëndime duke u rikthyer si kapiteni Dallku si dhe Khalid.

Prishtinën vetëm fitorja e mban në luftë për titull dhe futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me paraqitjen si me Flamurtarin në ndeshjen e fundit mund ta mposhtin çdo rival të mundshëm.

Përndryshe statistikat kundrejt Ballkanit janë interesante dhe aspak të lehta duke u llogaritur si skuadër mjaft e papërshtatshme. Nga 8 ndeshjet e përgjithshme zyrtare të pas luftës, Prishtina i i ka fituar 5, ka barazuar 1 dhe ka humbur dy ndeshje. Të dyja këto ndeshje i kishte humbur në fushën e Rahovecit (1:0) në edicionin 2010/11 dhe Prishtina kishte mbetur pa titull atë edicion.

Në Therandë janë zhvilluar vetëm 2 ndeshje – në vitin 2000 kishte fituar Prishtina 3:0, kurse në vjeshtë të këtij edicioni 1:1", shkruan FC Prishtina.

Ballkani – Prishtina

E diel, 31 mars – ora 14:00

“Nesër do të jetë ndeshje mjaft e vështirë kundër një kundërshtari mjaft të papërshtatshëm siç është Ballkani dhe të cilët na kanë marrë një pikë në ndeshjen e parë. Por, pas ndeshjes me Flamurtarin motivi është rritur, sigurisht kemi bërë një ndeshje shumë të fortë dhe shpresoj që të njëjtën paraqitje të përsërisim edhe me Ballkanin duke vazhduar me fitore, sepse s’kemi rrugë tjetër. Po i bëmë ato çfarë na thotë trajneri, si në ndeshjen e fundit, atëherë do ta kemi shumë do ta kemi shumë më lehtë dhe s’do të kem dyshime që do ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Diar Miftaraj i cili nesër do të paraqitet për herën e 41-të me fanellën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat