Solskjaer: Man Utd po rindërtohet

Futboll

Solskjaer: Man Utd po rindërtohet

Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:51
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer, i cili së fundmi është emëruar trajner tek Manchester United, ka treguar për të ardhmen e skuadrës.

Norvegjezi nënshkroi një kontratë tri vjeçare me ‘djajtë e kuq’ dhe pas kësaj ka bërë të ditur se ka shumë punë për të bërë me skuadrën.

Ai ka thënë se ka marrë përsipër rindërtimin e skuadrës, në këtë periudhë tri vjeçare me skuadrën.

“Që kur erdha tek skuadra, reagimi në këtë vend ishte fantastik, dhe kemi treguar rezultate të mira” ka thënë Solskjer.

“Tashmë fillon puna e vështirë për ne. Tani ne fokusohemi në rindërtim. Të kthehemi aty ku na takon” ka shtuar norvegjezi.

Dëshira e Solskjaer për ta kthyer skuadrën në majat e futbollit evropian sigurisht se duhet përkrahet nga skuadra, me shpenzimet në afatin kalimtar veror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat