Katër tituj për Man City? Ja çfarë thotë Guardiola

Futboll

Katër tituj për Man City? Ja çfarë thotë Guardiola

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:12
Pep Guardiola

Me fitoren e shënuar kundër Fulham, skuadra e Manchester City është kthyer në krye të tabelës në Premierligë.

Pas rikthimit në krye të tabelës, pyetjet e gazetarëve ishin me fokusin tek fitimi potencial i katër titujve nga ‘Citizens’.

Për këtë çështje, një përgjigje ka dhënë trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili është përballur shpeshherë me këtë pyetje.

“Ne nuk mendojmë shumë për ato çfarë thonë njerëzit rreth katër titujve” ka thënë Guaridola për ‘BBC Sport’.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të fitojmë. Pa marrë parasysh garën tjetër, ne do të luajmë për fitoren” ka shtuar ai.

Ndër të tjerash, në konferencën pas ndeshjes, trajneri është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat