Ronaldo e thotë me gojën plotë: “Unë jam nga Kosova”

Futboll

Ronaldo e thotë me gojën plotë: “Unë jam nga Kosova”

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:22

Cristiano Ronaldo njihet si një ndër sportistët më të popullarizuar në botë, falë trofeve kolektiv dhe individual të fituar gjatë karrierës së tij. 

Ylli portugez është përdorues i rregullt i rrjeteve sociale dhe shpeshherë mund ta shohim ‘live’, teksa ndjekësit e tij janë të panumërt.

Kur është puna te ndjekësit e tij, nuk mungojnë as ata nga Kosova.

Në një LiveStream, Ronaldo lexon një koment ku thuhej: ”Im from Kosovo”, ndërsa videoja u bë virale në internet.

Në videon ku 34-vjeçari përmend Kosovën është shikuar plotë 211 mijë herë në Youtube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat