Manchester Utd fiton me rezultat minimal

Futboll

Manchester Utd fiton me rezultat minimal

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:55
Manchester Utd fiton me rezultat minimal

Manchester Utd u angazhua aq sa iu është nevojitur për të mposhtur me rezultat minimal 2:1 Watfordin, në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League në futboll.

Në minutën e 28-të, Marcus Rashford doli i vetmuar dhe nga rreth 17 metra me goditje të fortë e plasoi topin përtokë në portën e mysafirëve.

Në minutën e 73-të, Anthony Martial thellon epërsinë në 2:0, por Abdoulaye Doucoure në fund të sfidës ngushton humbjen në 2:1. Manchester Utd renditet në vend të katërt me 61 pikë, kurse Watford është i nënti me 43.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat