Guardiola: City lufton për fitore në çdo garë  

Futboll

Guardiola: City lufton për fitore në çdo garë  

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:03
Guardiola: City lufton për fitore në çdo garë  

Manchester City ka fituar 2:0 ndaj Fulhamit dhe e kryeson renditjen në Ligën Premiere me 77 pikë, një më shumë se Liverpooli.

Trajneri Pep Guardiola ka folur për BBC në përfundim të ndeshjes. “15-20 minutat e para ishin të pabesueshme për nga mënyra se si luajtëm.  Pas ndeshjeve ndërkombëtare zakonisht humb disi ritmi i lojës, por djemtë e bënë mirë detyrën e tyre. Ndeshja ishte delikate, ora 12:30 e së shtunës, një ditë me diell. Kjo është e pazakontë prandaj jam i kënaqur”, ka thënë Guardiola.

“Do të bëjmë çmos për të fituar. Nuk ka rëndësi për garën e radhës, ne do të fitojmë. Fulham ishte një ndeshje e vështirë për Liverpool dhe Chelsea kështu që e dinim që do të ishte delikate. Sezoni i Liverpoolit dhe Manchester Cityt ka qenë i mrekullueshëm deri tani dhe meritojmë elozhe. Prandaj jemi në krye”, ka vlerësuar tekniku katalonas.

“Aguero? Ai tha se ndjeu diçka, por shpresoj të mos jetë një dëmtim. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze. Do të shohim nesër”, është shprehur Guardiola pas lëndimit të sulmuesit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat