“Mbappe nuk vlen 280 milionë euro”, ja kush e thotë

Futboll

“Mbappe nuk vlen 280 milionë euro”, ja kush e thotë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:32
Kylian Mbappe

Legjenda e futbollit brazilian Rivaldo (46) për mediat spanjolle ka deklaruar se Kylian Mbappe, por dhe asnjë lojtar tjetër nuk vlen 280 milionë euro, sa pretendohet që Real Madridi dëshiron t’i paguajë Paris Saint-Germain-it, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lojtari i cili i dha fund karrierës në moshën 43 vjeçare, foli sinqerisht për situatën aktuale në tregun botëror të futbollit.

“Këto ditë lexova në shtypin francez se transferi i Mbappe-s në Real mund të kushtojë 280 milionë euro. Të paguash një shumë të tillë për cilin do lojtar është e tepërt. Madje, as Lionel Mesi, Cristiano Ronaldo apo Neymar nuk vlejnë 280 milionë euro”, konsideron Rivaldo.

“Nuk dyshoj në talentin e tij, por them që nuk ka lojtarë që do të arsyetonte një investim të tillë. Por, rregullat e tregut janë të tilla që edhe klubet me potencialin më të madh të futbollit shtrëngojnë muskujt për të marrë lojtarë të tillë. Kjo mund të ndodhë me Real Madridin këtë verë si pasojë e humbjes së cilësisë pas ikjes së Ronaldos”, tha Rivaldo.

Ai pati një karrierë të pasur gjatë së cilës ka luajtur për klube të mëdha braziliane dhe evropiane, por ka luajtu edhe në Uzbekistan dhe Angola.

Karrierën profesionale e filloi në Santa Cruz ndërsa nga klubet tjera për të cilat ka luajtur mund të veçojmë Deportivo La Coruna, Barcelona, Milan, Corinthians dhe Sao Paulo.

Periudhën më të famshme e përjetoi në Barcelonë dhe në Milan më të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003. Ngjyrat e Brazilit i ka mbrojtur në 74 ndeshje dhe ka shënuar 35 gola, me të cilin fitoi titullin e Kampionit të Botës në vitin 2002 në Botërorin në Japoni dhe Kore të Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat