Allegri: Kean nuk duhet ta humb rrugën

Futboll

Allegri: Kean nuk duhet ta humb rrugën

Më: 30 mars 2019 Në ora: 22:18
Moise Kean

Moise Kean ka bërë sot heroin duke shënuar golin që i dha tri pikë skuadrës së Juventus.

Kean realizoi golin e vetëm të takimit ndaj Empolit, vetëm katër minuta pasi u inkuadrua nga banka rezervë.

Forma e 19 vjeçarit është e jashtëzakonshme, dhe ky fakt e ka gëzuar edhe trajnerin Massimiliano Allegri.

“Diferenca në këto nivele është mentaliteti. Ai duhet të jetë mbi të gjitha, profesionist, dhe të jetë gati për punë të fortë çdo ditë” ka thënë Allegri.

“Ai ka gjithë potencialin dhe karakteristikat për tu bërë lojtar i madh, por kështu ishin shumë të tjerë që humbën rrugën e tyre” ka thënë tutje trajneri italian.

Moise Kean pati një ndeshje të mirë edhe me kombëtaren e Italisë, ku edhe aty gjeti rrugën e golit duke tërhequr vëmendje të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat