Festime dhe polemika pas barazimit

Futboll

Festime dhe polemika pas barazimit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:57
Kukësi – Partizani

Tashmë janë një hap më pranë titullit kampion. Futbollistët e Partizanit bashkë me stafin nuk kanë ngurruar të shfaqin festimet e tyre pas barazimit me Kukësin.

Një dedikim i veçantë ka qenë për Bruno Telushin. Mesfushori është duke kaluar një moment të vështirë pasi pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni në mushkri.

Fakti që nuk humbën dhe ruajtja e distancës me verilindorët i qetëson më shumë të kuqtë që kanë një bilanc pozitiv në krahasim me rivalët direktë për titull. Matematika ende nuk e siguron Partizanin, por tifozët duket se janë të bindur për fitimin e trofeut.

Nga ana tjetër klubi i Kukësit natyrshëm i irrituar që Partizani mori barazimin tenton të shfryjë inatin ndaj tifozëve të Partizanit. Këta të fundit ironizuan me rritjen e çmimit të biletave duke publikuar në rrjete sociale foto ku kartëmonedhat 1 000 lekëshe, aq sa çmimi i biletës, mbanin portretin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici. Në një deklaratë kërkohet që komisioni i disiplinës të ndëshkojë ultrasit e Partizanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat