VAR-i më absurd i historisë, pozicioni jashtë loje vendoset nga një letër!

Futboll

VAR-i më absurd i historisë, pozicioni jashtë loje vendoset nga një letër!

Më: 31 mars 2019 Në ora: 07:16
Ilustrim

Përdorimi i VAR-it ndryshon nga vendi në vend. 

Në fakt, kemi parë disa episode të çuditshme nëpër botë në lidhje me mënyrën e aplikimit të teknologjisë. Në Poloni, për shembull, arbitri e ka përdorur VAR-in për të thirrur një lojtar të ndëshkuar me karton të kuq direkt për t'i dhënë kartonin e dytë të verdhë. 

Në Spanjë, më pas, ka patur polemika në ndeshjen e luajtur mes Real Madrid dhe Valladolid, kur një gabim teknik ka treguar se salla e VAR-it ishte bosh në momentin që i anulohej goli skuadrës së "Fenomenit". Sigurisht, ndonjëherë, është më mirë të mos shihet ajo që ndodh gjatë marrjes së vendimit, për të shmangur situata qesharake ose të sikletshme.  

Kjo ka ndodhur në Kinë, ku është parë një skenë tragjikomike. Në ndeshjen e League One, kategoria e dytë kineze, mes Shanghai Shenxin dhe Heilongjiang F.C., i është anuluar goli i avantazhit të dyfishtë miqve për shkak të një pozicioni jashtë loje, për të cilin është kërkuar ndërhyrja e VAR-it, një ide aspak e mirë. 

Nga sa mund të shihet në videon që po bën xhiron e botës, arbitrat e VAR-it kanë vendosur të përdorin një metodë... të sigurt. Njëri prej tyre ka marrë një letër të bardhë, e ka palosur dhe ka kërkuar të përcaktojë vijën e topit në një mënyrë shumë të diskutueshme, duke parë se nuk është e mundur të gjendet me siguri këndi i saktë. 

Gjithsesi, letra ka vendosur në fund se ka qenë pozicion jashtë loje dhe goli është anuluar. Pak minuta më vonë Shanghai Shenxin ka barazuar dhe më pas ka përmbysur ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat