Gattuso: Ndeshjen e vendosi një episod i pafat, këto janë pasojat e derbit

Futboll

Gattuso: Ndeshjen e vendosi një episod i pafat, këto janë pasojat e derbit

Më: 31 mars 2019 Në ora: 09:38
Gattuso

Milan ka humbur 1-0 ndaj Sampdoria-s duke regjistruar disfatën e dytë radhazi në kampionat, pas ndeshjes, këto ishin fjalët e Gattuso-s.

Gabimet në mbrojtje – “Kur jemi nën presion gjithmonë falim topin, duke i dhënë Samp-it kohë të luajë. Erdhëm nga një humbje dhe sot e pësuam nga një episod i pafat, por bëmë çmos për të përmbysur rezultatin. Gjithsesi nuk ia dolëm, por ka akoma shumë ndeshje për të luajtur.”

“U munduam të bënim presion më përpara dhe më vonë u kthyen në mbrojtje me tre për të vendosur më tepër lojtarë në mesfushë.

Në fund, u munduam të barazonim rezultatin, por është normale që kur humb derbin të ketë pasoja në aspektin mendor dhe fizik, por sot pashë një ekip që luajti mirë megjithëse mund të kishim bërë akoma më mirë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat