Art në lëkurë, Neymar prezanton tatuazhin e fundit

Futboll

Art në lëkurë, Neymar prezanton tatuazhin e fundit

Më: 31 mars 2019 Në ora: 09:39
Neymar

Neymar ka kohë që nuk zbret në fushë, për shkak të një dëmtimi në këmbë që e ka lënë jashtë prej janarit, ndaj gjen mënyra të ndryshme për t'u argëtuar dhe për të qenë në qendër të vëmendjes.

Ylli brazilian ka çmendur internetin në orët e fundit, por jo për mënyrën si luan, sepse meritën e kanë... tatuazhet!

I kthyer në Paris për të vazhduar me procesin e riaftësimit, Neymar ka paguar shpenzimet në mënyrë që nga Brazili të shkonin në Paris tatuazhistët e tij, të cilëve u ka besuar një punë spektakolare.

Rezultati është publikuar në Instagram: dy tatuazhe për kampionin e PSG-së, më i madhi një shqiponjë në gjoks, e cila sheh një fushë futbolli, ndërsa pranë saj shkruhen disa fraza në gjuhën portugeze.

Tatuazhi tjetër është në këmbë, ku Neymar tashmë ka një autobus legjendar të Volkswagen. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat