Prishtina luan kundër Ballkanit, mban shpresat edhe tek rivali lokal që pret Feronikelin

Futboll

Prishtina luan kundër Ballkanit, mban shpresat edhe tek rivali lokal që pret Feronikelin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 09:45
Ilustrim

Sot do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 24-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, do të luaj në udhëtim kundër skuadrës së Ballkanit, ku kërkon tri pikë dhe asgjë më pak.

Me një fitore eventuale, Prishtina do të rikthehej në pozitën e dytë, ku përkohësisht qëndron skuadra e Llapit.

Ndeshja e dytë do të luhet mes liderëve të tabelës, Feronikeli dhe skuadrës tjetër nga kryeqyteti, Flamurtari.

Sigurisht, favoriti në këtë ndeshje është Feronikeli, por në nevojë për pikët, Flamurtari mund të bëjë befasinë, dhe këtu mban shpresat edhe skuadra e Prishtinës.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës luhet me fillim nga ora 14:00, kurse ajo mes Flamurtarit dhe Feronikelit me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat