Arsenal do t’i ofrojë Welbeck një kontratë të re?

Futboll

Arsenal do t’i ofrojë Welbeck një kontratë të re?

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:15
Danny Welbeck

Skuadra e Arsenal po e shqyrton mundësinë për t’i ofruar një kontratë të re sulmuesit anglez, Danny Welbeck.

Kontrata e ish anëtarit të Manchester United skadon në fund të këtij sezoni, dhe akoma nuk është e qartë e ardhmja e tij.

28 vjeçari theu këmbën gjatë muajit nëntor dhe gjasat janë shumë të vogla që ai të kthehet këtë edicion, kështu që atij mund t’i jepet një mundësi tjetër në ‘Emirates’.

“Është e vështirë për të që të luaj ndonjë ndeshje këtë sezon, por ai po shënon progres dhe ndoshta mjekët e skuadrës do të na thonë se ai mund të stërvitet me ne në javët e fundit të këtij sezoni” ka thënë Emery.

“Pas kësaj, është puna e tij private që të flas me skuadrën (rreth të ardhmes)” ka thënë tutje trajneri.

Welbeck ka qenë një nga lojtarët në të cilin Emery ka kalkuluar shpesh, por për fatin e keq ai pësoi këtë lëndim të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat