Ishte trajneri më i kërkuar në Europë, tani kërkon garanci për të ardhmen

Futboll

Ishte trajneri më i kërkuar në Europë, tani kërkon garanci për të ardhmen

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:25
Mauricio Pochettino, José Mourinho

U përfol se Mauricio Pochettino do të shkonte te Real Madrid apo te Manchester United, por në fund këto ekipe zgjodhën trajnerë të tjerë. Reali riktheu në stol Zinedine Zidane, ndërsa United rikonfirmoi Ole Gunnar Solskjaer. Atëherë, çfarë do të ndodhë me trajnerin argjentinas, që aktualisht drejton skuadrën e Tottenham?

Sipas të përditshmes britanike “Sky Sports”, mësohet se trajneri argjentinas ka kërkuar garanci për të vijuar punën e tij si trajner i Tottenham. “Është e vështirë të parashikosh të ardhmen. Unë jam i lumtur këtu dhe besoj se do të jem këtu edhe sezonin tjetër. Në mendjen time, unë gjithnjë jetoj të tashmen, pasi e nesërmja mund të jetë dita e fundit e jetës”, tha Pochettino.

“Shihni se çfarë ndodhi me Zidane. U largua dhe më pas u rikthye, pasi mori garanci. Edhe unë kërkoj garanci, një ekip që të ketë mundësi të duelojë gjithnjë për titull dhe trofe”, u shpreh Pochettino. Trajneri argjentinas ka frikë se mos largohen disa nga yjet e skuadrës në merkaton e verës, pasi kërkesat për Eriksen dhe Kane asnjëherë nuk kanë munguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat