Këto supersfida zhvillohen sot në Evropë

Futboll

Këto supersfida zhvillohen sot në Evropë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:49
Ilustrim

Kjo e dielë ka rezervuar super duele në kampionatet më të forta.

Në Premier Leaguen angleze kryendeshja e ditës së sotme është ajo mes Liverpool-Tottenham. 

Ekipi i drejtuar nga Kloop duelon në shtëpi për të marrë vendin e parë, por që djemtë e Pochetinos kërkojnë 3 pikë në mënyrë që të shkëputen pak nga ndjekësit United, Chelsea dhe Arsenal që kërkojnë zonën Champions.

Në Seria A do kemi 2 super takime. Roma pret të Olimpiko Napolin e Hysajt. Roma kërkon tre pikë që të përfitojë nga humbja e Milan për tu afruar dhe luftuar për zonën Champions. Inter do përballet në shtëpi ndaj Lazioz së Strakoshës. Dueli do jetë shumë i fortë pas Inter kërkon 3 pikë që të shkëputet në vendin e 3, ndërsa Lazio lufton për Champions.

Ndërsa në La Liga do kemi përballjen mes Sevillas dhe Valencias. Të dy ekipet kërkojnë 3 pikë që të ngjiten sa më lart për të kapur zonën europiane.

Ja ndeshjet që do të luhen sot:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat