Donnarumma: Kërkoj falje për gabimin

Futboll

Donnarumma: Kërkoj falje për gabimin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 11:40
Gianluig Donaruma

Gianluig Donaruma ka qenë protagonisti i ndeshjes së sotme mes Milanit dhe Sampodrias pasi gafa e tij pak sekonda pasi kishte filluar sfida i dhuroi fitoren ekipit kundërshtar.

Për këtë arsye, menjëherë pas ndeshjes, ai ka zgjedhur që para kamerave të kërkojë falje se i hoqi pikët nga duart skuadrës.

“Falënderoj shokët për mbështetjen, edhe atë në fund të ndeshjes. Ndodh që gabohet dhe më vjen keq për të gjithë, Kur mundohesh të luash nga pas, ndodh që gabon, mund ta bëjnë të gjithë. Më vjen keq pasi bëmë gjithçka dhe nuk arritëm të merrnim as një pikë. Por fatmirësisht luhet që të martën për ta harruar.

Vitin e kaluar nuk kam kaluar një periudhë të thjeshtë, kur kalova atë mund të kaloj qetësisht edhe këtë. Është pjesë e rolit të portierit, e rëndësishme është të vazhdosh duke mbajtur kokën lart”, tha ai, duke zbuluar më pas një episod të veçantë gjatë ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat