Bayern humbi kreun, Kovac tregon se si fitohet titulli

Futboll

Bayern humbi kreun, Kovac tregon se si fitohet titulli

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:12
Niko Kovac

Bayern Mynih barazoi 1-1 ndaj Freiburg në kampionat, duke lëshuar kreun e renditjes.

Tashmë në vendin e parë qëndron skuadra e Borussia Dortmund, që ka 2 pikë më shumë se bavarezët. Për trajnerin Niko Kovac asgjë nuk është e mbyllur dhe kërkon fitoren në ndeshjen e radhës, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë pikërisht Bayern dhe Borussia.

“Tani na duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen tjetër, atë ndaj Dortmund. Besoj se lojtarët e mi e kuptojnë se çfarë dua të them. Ne duhet t’i tregojmë Borussia se duam të jemi sërish kampionë, ndaj do ta vendos skuadrën nën presison për të qenë sa më agresivë në ndeshjen e radhës”, u shpreh trajneri Niko Kovac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat