Atalanta kërcënon Milanin

Futboll

Atalanta kërcënon Milanin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:19
Atalanta kërcënon Milanin

Atalanta ia doli të marrë tre pikë të arta në fushën e Parmës, duke fituar me rezultatin 3:1. 

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1, teksa Gervinho përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së zikaltërve dhe shënoi golin e avantazhin për vendasit në minutën e 8’-të. Gjithsesi Mario Pasalic bëri gjithçka mirë në minutën e 24’-të dhe barazoi shifrat.

Në fraksionin e dytë Atalanta shfaqet më rrezikshëm, teksa Papu Gomez gaboi me një gjuajtje të fortë nga brenda zone duke e çuar topin jashtë kuadratit të portës. Gjithsesi në minutën e 75’-të është Duvan Zapata që përfundon me gol një aksion të bukur të Atalantës dhe 2-1. Në limitet e kohës shtesë është sërish sulmuesi kolumbian që kompleton një dopjetë pas asistit të Gomez.

Tre minuta para fundi ka vend për Berat Gjimshitin për të zbritur në fushë në vend të Mancini, ndërsa Etrit Berisha ka përfunduar sërish në stol, duke luajtur titullar Gollini.

Me këtë tre pikësh Atalanta ngjitet në vend të pestë me 48 pikë, 3 më pak se Milani dhe 1 më shumë se Roma që ndeshet me Napolin në orën 15:00.

Për Duvan Zapata ky është goli numër 19-të, i cili kap Ronaldon dhe Paitek,  teksa Quagliarela udhëheq me 21 gola në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat