Beckham vjen me një deklaratë interesante për Ole Gunnar Solskjaer

Futboll

Beckham vjen me një deklaratë interesante për Ole Gunnar Solskjaer

Më: 31 mars 2019 Në ora: 17:42
Ole Gunnar Solskjaer dhe Beckham

Ole Gunnar Solskjaer u emërua si trajner i përhershëm i Manchester United të enjten – pas tre muajsh si trajner i përkohshme.

David Beckham ka thënë se ish-shoku i tij i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer po e meriton kontratën që ai nënshkroi në Manchester United javën e kaluar për shkak të “punës së pabesueshme” që ai bëri gjatë tre muajve të tij të parë.

“Është e mrekullueshme, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme kështu që ai e meriton kontratën që ai ka”, tha Beckham për Sky Sports.

“Ai po pëlqehet nga tifozët dhe lojtarët dhe çdo individ që është në klub. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer deri tani dhe duhet të vazhdojë. Tifozët e vërtetë e duan atë dhe është e mrekullueshme për klubin dhe e madhe për atë si trajner”, përfundoi ish lojtari i njohur i Manchester United, Beckham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat