Përfundon ndeshja, Real Madrid – Huesca, shikojeni kush i mori tri pikë

Futboll

Përfundon ndeshja, Real Madrid – Huesca, shikojeni kush i mori tri pikë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 23:06
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar ndeshja në mes të Real Madridit dhe Huescas.

Real Madrid ia ka fituar tri pikë me shumë vështirësi në javën e 29-të në La Liga, duke e mposhtur Huescan me rezultat, 3:2.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar në minutën e 3’-të me anë të Cucho.

Real Madrid arriti ta barazonte rezultatin me golin e shënuar nga Isco Alarcon (25’), ku gola më nuk pati në pjesën e dytë.

Madrilenët e filluan më mirë pjesën e dytë, duke arritur ta përmbysin rezultatin me anë të Dani Ceballos, që realizoi në minutën e 62’-të.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan, pasi në minutën e 74’-të, Etxeita e barazoi rezultatin për 2 me 2.

Karim Benzema ishte heroi i Real Madridit, pasi në minutën e 89’-të e riktheu epërsinë.

Pas xhiros së 29-të, Real Madrid gjendet në pozitën e tretë me 57 pikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat