Juventus me transferim 90 milionësh në verë

Futboll

Juventus me transferim 90 milionësh në verë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 08:12
Juventus

Juventus është në dijeni për dëshirën e Raphael Varanes që të largohet nga Real Madrid me të përfunduar ky sezon.

‘Zonja e Vjetër’ e dëshiron transferimin e mbrojtësit francez, që shihet si zëvendësues i Giorgio Chiellinit.

Varane është në kërkim të një aventure të re, ndërsa Real Madrid po refuzon shitjen e tij.

Torinasit duhet t’i paguajnë rreth 90 milionë euro për t’i marrë shërbimet e francezit.

Juventus ishte në garë edhe për Matthijs de Ligt, por ky i fundit po e dëshiron kalimin te Barcelona.

 

Të Ngjajsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat