Barcelona siguron yllin e kërkuar nga mbarë Evropa

Futboll

Barcelona siguron yllin e kërkuar nga mbarë Evropa

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:51
Matthijs de Ligt

Barcelona si duket tashmë ka mbetur e vetëm në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Sipas mediava të huaja Barcelona duket që tashmë është në situatën më të mirë të mundshme për të siguruar shërbimet e holandezit.

Për 19 vjeçarin kishte një mori klubesh të interesuara si: Liverpool, Arsenal, Manchester United, Juventus, por si duket garën e ka fituar Barcelona

Pasi Barcelona nënshkroi me Frenkie de Jong, duket se bashkëpunimi mes Ajaxit dhe blaurgranëve do të vazhdojë edhe më tutje, me nënshkrimin e marrëveshjen për mbrojtësin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat