Benzema më i mirë se Ronaldo e Messi

Futboll

Benzema më i mirë se Ronaldo e Messi

Më: 1 prill 2019 Në ora: 10:50
Karim Benzema

Karim Benzema ka hyrë në historinë e Real Madrid me atë që ka fituar në këtë klub dhe që nga dje, edhe në atë të La Liga.

Francezi shënoi golin e fitores ndaj Hueska dhe arriti një statistikë historike, pasi rezulton se i ka shënuar të paktën një gol të gjithë ekipeve që ka pasur si kundërshtarë në kampionat.

Benzema është përballur me 34 ekipe kundërshtare që kur ka zbarkuar në La Liga një dekadë më parë dhe i ka shënuar tashmë të gjithëve. Në fillimin e këtij sezoni i mungonin Leganes dhe Hueska, objektiv i realizuara me sukses në këtë vit.

Një gjë të tillë nuk e ka arritur as Mesi i cili ka shënuar ndaj 37 prej 40 ekipeve me të cilat është përballur (Kádiz, Mursia dhe Kserez janë të vetmet që i kanë shpëtuar). As Kristiano Ronaldo nuk  ka bërë realitet një gjë të tillë duke i shënuar 32 prej 33 ekipeve që ka pasur përballë (nuk i ka realizuar Leganes). Benzema kaloi edhe një legjendë si Hugo Sançez, i cili kishte pasur një karrierë perfekte si golashënues  në La Liga, por i ka realizuara një ekipi më pak se francezi (33).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat