Tifozët e Liverpoolit e ‘kryqëzojnë’ Kloppin për Shaqirin

Futboll

Tifozët e Liverpoolit e ‘kryqëzojnë’ Kloppin për Shaqirin

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:09
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po kalon nëpër moment aspak të mira te Liverpool.

Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua as dje (e diele) në fitoren e Liverpoolit ndaj Tottenhamit, 2:1.

Jurgen Klopp duket se nuk i beson aspak lojtarit shqiptar me pasaportë zvicerane.

Ndeshja e tij e fundit ishte më 24 shkurt ndaj Manchester United, derisa në vitin 2019 ka pasur shumë pak minuta.

Ai ka qenë në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e fundit të Liverpoolit.

Tifozët e Liverpoolit janë shprehur të pakënaqur që nuk po luan Shaqiri, duke reaguar në rrjetet sociale.

Madje, është bërë e pakuptueshme pse nuk po luan ylli shqiptar.

Në 21 paraqitje deri tash për Liverpoolin në Premierligë, Shaqiri ka shënuar gjashtë herë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat