Mbappe largohet nga PSG, ky talent e zëvendëson

Futboll

Mbappe largohet nga PSG, ky talent e zëvendëson

Më: 1 prill 2019 Në ora: 12:52
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është duke shkëlqyer me fanellën e Paris Saint Germain.

Kampioni i Botës mund të largohet në fund të sezonit në drejtim të Real Madridit.

Los Blancos e kanë si objektiv kryesor transferimin e Mbappes këtë verë në Santiago Bernabeu.

Kampionët aktual të Evropës janë të gatshëm të paguajnë 280 milionë euro vetem e vetëm t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit Zidane që don ta ketë Mbappen në skuadër.

E duket se për largimin e Mbappes po bëhet gati edhe Paris Saint Germain.

Gjiganti francez tanimë ka gjetur zëvendësimin e Mbappes në rast largimi.

PSG ka filluar tanimë bisedimet me gjigantin holandez Ajaxin për sulmuesin brazilian David Neres.

Ajax i ka konfirmuar parisienëve se çmimi i yllit të tyre është 65 milionë euro, para që nuk janë problem për liderin aktual të Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat