Juventusi kërkon ta blindojë Kean

Futboll

Juventusi kërkon ta blindojë Kean

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:22
Moise Kean

Sulmuesi i ri italian po mahnitë me paraqitjet e tij.

Tek Juventusi është momenti i Moise Kean. Sulmuesi i talentuar po shënon me bardhezinjtë në ato pak shanse që i ka dhënë Massimiliano Allegri, ku së fundmi i dhuroi fitoren skuadrës së tij duke shënuar ndaj Empolit, në fitoren 1-0.

Presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, ka sinjalizuar drejtuesit që të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024.

Qëndrimet e të dyja palëve janë për të vazhduar bashkëpunimin, teksa paga e Kean do të rritet dukshëm. Megjithatë Kean kërkon edhe siguri që do të jetë një titullar te skuadra e Juves, para se të pranojë për të vazhduar kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat