Allegri humb shpresat: Vështirë që Ronaldo të luajë ndaj Ajaxit

Futboll

Allegri humb shpresat: Vështirë që Ronaldo të luajë ndaj Ajaxit

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:41
Ronaldo

Ylli portugez është lënduar javën e shkuar në ndeshjet e kombëtareve.

Cristiano Ronaldo ka pësuar një tërheqje muskulore teksa po luante me kombëtaren e Portugalisë.

34-vjeçari kishte deklaruar që do të kthehej pas dy javëve, por pas testeve mjekësore mësohet që Ronaldo mund të qëndrojë jashtë fushe për kohë më të gjatë.

Edhe trajneri Massimiliano Allegri nuk beson më që Ronaldo mund të luajë në ndeshjen e 10 prillit.

“Cristiano po punon shumë që të kthehet sa më parë, ne shpresojmë ta kemi ndaj Ajaxit, por do të jetë e vështirë”, ka deklaruar Allegri.

“Testet e sotme janë shumë më të mira, sesa ato të kaluarat, pasi këmba e tij është më mirë tani”.

“Kemi edhe nëntë ditë për të pritur dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar trajneri i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat