Barcelona vë në shitje Rakitiqin

Futboll

Barcelona vë në shitje Rakitiqin

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:00
Ivan Rakitiq

Mesfushori kroat mund të largohet nga Barça gjatë verës.

Barcelona nuk ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me Ivan Rakitiq.

Kështu shkruan gazeta Diario Sport, sipas së cilës, mesfushori kroat pritet të shitet gjatë afatit kalimtar veror.

Rakitiq ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2021, por drejtuesit e klubit duan ta shesin me të përfunduar sezoni, pasi me ardhjen e Frenkie De Jong në skuadër, nuk do të ketë më vend në formacionin startues për kroatin.

Për Rakitiq, ka shprehur interesim Paris Saint-Germain, por lojtari preferon më shumë një kampionat tjetër dhe do të presë ofertat për të vendosur se ku do të luajë me të filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat