Tifozët e CSKA Moskës kanë thirr “Kosova është Serbi” në ndeshjen e fundjavës që shkoi në elitën e futbollit rus
Tifozët rusë kanë vazhduar me thirrjet e tyre nacionaliste në ndeshje futbolli.
Në fakt, tifozët e CSKA Moskës gjatë fundjavës që shkoi kanë thirr në stadium “Kosova është Serbi”.
Në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premierligës ruse ndërmjet CSKA-së dhe ekipit Ufa janë dëgjuar thirrje mbështetëse për serbët.
Tifozët e CSKA-së janë të vëllazëruar me ata të Partizanit të Beogradit, ndërsa e kanë shfaqur hapur simpatinë për serbët dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve.