“Jugones”: Varane i ka treguar klubit se dëshiron të largohet gjatë verës, vlerësohet 100 milionë euro

Futboll

“Jugones”: Varane i ka treguar klubit se dëshiron të largohet gjatë verës, vlerësohet 100 milionë euro

Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:55
Raphael Varane

Raphaël Varane ka kërkuar largimin pas 8 viteve në “Santiago Bernabeu”. Ai ka bërë 268 paraqitje me Los Blancos deri më tani dhe ka shënuar 12 gola. Me fanellën e bardhë, Varane ka fituar shumë trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League dhe mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re.

“Jugones” ka dhënë lajmin e ditës. “Varane i ka treguar klubit se dëshiron të largohet gjatë verës”, thonë Josep Pedrerol dhe José Luis Sánchez.

Pedrerol është njeriu që kishte paralajmëruar largimin e Cristiano Ronaldon dhe kthimin e Zinedine Zidane.

Sipas Pedrerol, nga shitja e Varane, Reali mund të përfitojë deri në 100 milionë euro, çka do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Kjo dëshirë e Varane vjen pas tetë sezoneve në “Santiago Bernabeu” ku ka bërë 268 paraqitje dhe ka shënuar 12 gola.

Me fanellën e bardhë, Varane ka fituar shumë trofe, veçuar 4 tituj të UEFA Champions League dhe mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re.

Megjithatë, diçka të tillë mohoi gjatë ditës së djeshme Zinedine Zidane, duke thënë se ai është kapiten i katërt i klubit dhe s’ka kërkuar largimin nga “Los Blancos”.

Manchester United është skuadra që po interesohet më së shumti për shërbimet e 25-vjeçarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat