Buffon nuk ka ndërmend të ndalet, ky është plani i tij i radhës

Futboll

Buffon nuk ka ndërmend të ndalet, ky është plani i tij i radhës

Më: 1 prill 2019 Në ora: 18:34
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të dorëzohet para moshës së tij.

Legjenda italiane duket se është shumë afër që të arrijë një marrëveshje të re me skuadrën e Paris Saint Germain.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, PSG janë të gatshëm të shfrytëzojnë mundësinë për vazhdimin e kontratës me portierin italian edhe për një sezon, transmeton lajmi.net.

Një marrëveshje e re do të bënte që paga e portierit të rritej dhe të shtoheshin bonuset e tij.

Ish portieri i Juventus ka regjistruar 20 paraqitje me Paris Saint Germain këtë sezon, por faji ra mbi të për eliminimin nga Liga e Kampionëve kundër Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat