Zyrtare: Kapiteni legjendar rikthehet te Llapi

Futboll

Zyrtare: Kapiteni legjendar rikthehet te Llapi

Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:35
Burim Zhjeqi

Kapiteni legjendar, Burim Zhjeqi, është rikthyer te KF Llapi, por jo për të luajtur – por për t’u bërë pjesë e shtabit teknik të klubit.

Lajmi është konfirmuar nga klubi llapjan përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Llapi shkruan se Zhjeqi do jetë ndihmesë e madhe e klubit për pjesën e mbetur të kampionatit dhe do të ketë rolin e ndihmës-trajnerit.

Llapi është duke luftuar për titullin kampion së bashku me Feronikelin dhe Prishtinën.

Feronikeli është ajo që prin me 56 pikë, Prishtina e dyta me 53 dhe Llapi në pozitën e tretë me 51.

Njoftimi i Llapit:

Zyrtare: Rikthehet kapiteni legjendar Burim Zhjeqi tek KF Llapi
Nga sot Burim Zhjeqi (ish-kapiten dhe futbollist i Llapit) do jetë pjesë e shtabit teknik të klubit.
Burim Zhjeqi do jetë ndihmesë e madhe e klubit në vazhdën e kampionatit në rolin e ndihmës-trajnerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat