Kjo është arsyeja pse Xhaka nuk do të luajë ndaj Newcastles

Futboll

Kjo është arsyeja pse Xhaka nuk do të luajë ndaj Newcastles

Më: 1 prill 2019 Në ora: 20:41
Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk do të mund ta ndihmojë Arsenalin sonte kundër Newcastle United në ndeshjen që do të zhvillohet në “Emirates”.

Pak pasi “Topçinjtë” zbuluan formacionet zyrtare, ku do të startojë shqiptari Shkodran Mustafi, por jo edhe Granit Xhaka, Arsenali tani ka dhënë informata të reja lidhur me mungesën e mesfushorit shqiptar.

Klubi londinez ka njoftuar se “Granit Xhaka ka probleme me muskujt e kofshës së majtë”, kurse Koscielny “me këmbën e majtë”.

Që të dy nuk janë pjesë e ekipit për ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat