Plisat reagojnë ashpër: Askush përveç Prishtinës dhe Kosovës nuk duhet të luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Futboll

Plisat reagojnë ashpër: Askush përveç Prishtinës dhe Kosovës nuk duhet të luajë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Më: 2 prill 2019 Në ora: 00:43
Albert Kastrati

Kryetari i tifozëve të Prishtinës, Plisat, Albert Kastrati ka reaguar menjëherë – pasi Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se derbi i Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet për herë të parë jashtë Gjilanit që nga viti 2001 dhe kjo për shkak të rinovimit të stadiumit të qytetit.

FFK ka marrë vendim pas kërkesës së klubit të Gjilanit, që ndeshja të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet dhe kjo nuk po i pëlqen tifozëve të Prishtinës – pasi sipas tyre në fund gjithmonë klubi i tyre po i bartë pasojat.

“Kryetari Agim Ademi paska marrë vendim që ndeshja Drita – Gjilani të luhet në stadiumin e Prishtinës! Stadiumi i Prishtinës, sipas Agim Ademit, mund të shndërrohet në pronë e cila lëshohet për këdo që dëshiron të luajë në fushë të mirë!

Nuk është faji i Prishtinës që qytetet tjera i kanë stadiumet sikur ara patatesh.

Stadiumi i Prishtinës është vetëm për ndeshjet e Prishtinës dhe Kosovës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet të lejohet që të vije këtu, sepse pasojat po i bartim gjithmonë vetëm ne. Poashtu, i bëjmë apel kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, që komuna së bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin në menaxhim stadiumin e Prishtinës e të mos mbetet në mëshirë të dallavereve e manipulimeve të FFK-së”, shkruan Albert Kastrati në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat