Arsenali tri pikë të reja për pozitën e tretë në Ligën Premier

Futboll

Arsenali tri pikë të reja për pozitën e tretë në Ligën Premier

Më: 2 prill 2019 Në ora: 00:53
Pamje nga ndeshja

Arsenali është kthyer te fitorja ndaj Newcastles (2-0), fitore që i dërgon në pozitën e tretë në renditje.

Pa Granit Xhakën të lënduar dhe Pierrie Emerick Aubameyangun në stol, Arsenali pati shumë raste dhe zhvilloi një lojë të bukur ndaj bardhezinjëve.

Edhe pse shumë raste, goli erdhi vetëm në minutën e 30-të me Aaron Ramseyn, që shënoi nga brenda zonës me një të majtë të saktë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Edhe në pjesën e dytë Arsenali kishte shumë raste dhe posedim të topit.

Laccazette kishte një rast të mirë që u largua nga vija e portës, pas tij edhe Aubameyang.

U desh të pritej minuta e 83-të që vije goli i qetësisë.

Francezi në top formë Lacazette pas një lojë të bukur së bashku me Aubameyang, doli përballë portierit dhe e parabolloi atë.

Kjo fitore e dërgon Arsenalin në pozitën e tretë me 63 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat