Cagliari - Juventus, formacionet e mundshme

Futboll

Cagliari - Juventus, formacionet e mundshme

Më: 2 prill 2019 Në ora: 10:00
Foto

Në orën 21:00, bardhezinjtë e Allegrit do të vizitojnë në Sardenjë ekipin e Cagliarit. “Zonja e Vjetër” ka ulur ndjeshëm ritmin dhe trajneri toskan pritet të aplikojë në masë rotacionin, por gjithçka është e kuptueshme, pasi në horizont po shfaqet dueli në Champions me Ajaxin.

Bardhezinjtë, në fakt, janë në emergjencë totale për fazën e avancuar për këtë transfertë, aq sa Allegri ka qenë i detyruar të grumbullojë 4 lojtarë nga ekipi i të rinjve.

Futbollistët e padisponueshëm për këtë përballje janë: Cristiano Ronaldo, Khedira, Cuadrado, Barzagli, Douglas Costa, Dybala, Spinazzola, Perin, Mandzukic.

Gjithsesi, rezultati i kësaj ndeshjeje nuk ndikon aspak në objektivin final në kampionat, pasi diferenca prej 15 pikësh me Napolin, ku kanë mbetur edhe 9 javë për t’u luajtur e lejon skuadrën e Allegrit të humbasë plot 5 ndeshje, e sërish të shpallet kampione e Italisë.

Formacionet e mundshme:

Cagliari (4-3-3): Cragno; Cacciatore, Ceppitelli, Pisacane, Luca Pellegrini; Farago, Cigarini, Ionita; Barella, Joao Pedro, Pavoletti

Juventus (4-3-3): Szczesny; Caceres, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Can, Pjanic, Bentancur; Bernardeschi, Dybala, Kean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat