Asnjë mjet piroteknik nuk do të lejohet në ndeshjen Gjilani – Drita

Futboll

Asnjë mjet piroteknik nuk do të lejohet në ndeshjen Gjilani – Drita

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Derbi më i madh në Kosovë, Gjilani – Drita për herë të parë pas 17 vitesh do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke qenë se numri i shikuesve pritet të jetë shumë i lartë, zyrtarët e Gjilanit janë duke bërë përgatitjet që siguria të jetë në nivelin më të lartë

Sevdaim Robelli, zyrtar i lartë i klubit ka deklaruar për Indeksonline që nuk do të lejohet të hyjë brenda asnjë mjet piroteknik.

“Ne do të kujdesemi që të mos dëmtojmë stadiumin Fadil Vokrri. Niveli i sigurisë do të jetë si për ndeshjet e Kosovës. Si për Skifterat ashtu edhe për Intelektualët nuk do të lejohet asnjë mjet piroteknik. Sa i përket çmimit të biletave ende nuk kemi vendosur por sigurisht që do të ketë çmime të ndryshme, varësisht nga tribuna”, deklaroi Robelli.

Hera e fundit kur Gjilani dhe Drita ishin ballafaquar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte viti 2001 në finale të Kupës. Drita kishte triumfuar pas ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat