Shumë skuadra kanë shprehur interesim për yllin e Romës.
Pas Sevillas edhe Real Madridi është futur në garë për talentin e Romës, Cengiz Under, shkruan KosovaPress.
Kështu shkruajnë mediat turke, sipas të cilave në verë pritet që spanjollët të bëjnë një ofertë për 21-vjeçarin, i cili vlerësohet rreth 40-50 milionë euro nga verdhekuqtë.
Turku ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit të shkëlqyer ndërkohë që një lëndim e ka mbajtur larg fushës në ndeshjet e fundit.
Under u transferua në Itali në verën e vitit 2017 ndërkohë që kontrata e tij përfundon në vitin 2022.
Për talentin 21-vjecar më herët kanë shprehur interesim edhe Arsenali.